Sulmuesi i talentuar suedez, Alexander Isak ka vendosur për klubin e ri.
Është gjiganti gjerman, Borussia Dortmund që ka arritur ta bind klubin suedez dhe lojtarin për të nënshkruar me verdh e zinjtë.
17-vjeçari është prezantuar tek klubi gjerman por detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve në Suedi, ky transferim i ka kushtuar Borussia Dortmundit rreth 10 milionë euro.
Isak ishte kërkuar me ngulm nga kampionët e Evropës, Real Madrid mirëpo në momentin e fundit ai i ka refuzuar ‘Los Blancos’, për tiu bashkuar Dortmundit.
Lojtari është prezantuar tek verdhezinjtë dhe ka zgjedhur numrin 14 për ta mbajtur në fanellë.
Reprezentuesi suedez ka shkëlqyer me AIK-un duke shënuar 11 gola këtë edicion dhe ka asistuar në dy të tjerë./Telegrafi/