Dukagjini ka filluar sot me prezantimin e lojtarëve që ka afruar gjatë këtij afati kalimtar.
Klinasit po bën gati për garat ndërkombëtare dhe sezonin e ri në Superigën e Kosovës, ku sot pas Bujar Shabanit ka prezantuar edhe brazilianin Iran Junior.
“Futbollisti, Iran Júnior është futbollisti më i ri i klubit tonë. Ish-anëtari i klubit te Teutës në Shqipëri dhe shumë skuadrave në futbollin brazilian është bashkuar me klubin tonë”.
“Mesfushori me tipare ofanzive në Superligën e Kosovës është paraqitur së fundmi me klubin e Dritës dhe të Ulpianës, ku ka pasur paraqitje mjaftë të mira”, thuhet në njoftimin e klubit.
Dukagjini do të luajë ndaj FC Europa nda Gjibraltari në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/