Interi nëpërmjet një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Frank De Boer.
Holandezi ishte pjesë e klubit italian për më pak se tre muaj dhe u shkarkua për mungesë të rezultateve pozitive.
“FC Internazionale Milano zyrtarizon se mëngjesin e sotëm ka shkëputur kontratën me trajnerin Frank de Boer. Momentalisht skuadra i kalon trajnerit të të rinjve, Stefano Vecchi, i cili do jetë në krye të Interit për ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës kundër Southamptonit. Shoqëria zikalter falënderon Frank dhe stafin e tij për punën e kryer në klub. I urojme më të mirat në të ardhmen”, ka shkuar Interi në komunikatën zyrtare.
Aktualisht Interi renditet në vendin e 12-të me 14 pikë. /Telegrafi/