Telegrafi

Zyrtare: Interi rinovon me Ederin (Foto)

Skuadra e madhe italiane, Interi ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi italian, Eder ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2021.

Dje (e mërkurë) gjatë ditës edhe folur se reprezentuesi italian ishte afër një marrëveshjeje të re rinovimi me skuadrën e Interit, pas kërkesës së shprehur të trajnerit Luciano Spalletti.

Ndërsa, nuk ka vonuar as edhe një ditë e plot dhe ka ardhur një njoftim zyrtar nga Nerazzurrët rreth rinovimit të kontratës me sulmuesin italian.

“FC Internazionale Milano është shumë e lumtur të njoftojë se Eder Citadin Martins do të mbetet lojtar i Nerazzurrëve deri më 30 qershor të 2021”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit të Interit.

“Futbollisti italiano-brazilian ka lindur në Lauro Muller më 17 nëntor 1986 dhe nënshkroi sot një vazhdim të kontratës për të zgjeruar lidhjen e tij me Nerazzurët që filluan në janar të vitit të kaluar”.

Eder pas vazhdimit të kontratës me Interin

“Ai ka shënuar 11 gola në 63 paraqitje në të gjitha garat”.

“Inter dhe Eder, një histori në të kaltër dhe të zezë që do të vazhdojë!”, përmbyllet komunikata e klubit italian. /Telegrafi/