Telegrafi

Zyrtare: Interi njofton shkarkimin e Spallettit

Luciano Spalletti (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka njoftuar se trajneri Luciano Spalletti është larguar nga klubi, duke hapur rrugën kështu për Antonio Conten, i cili pritet të emërohet trajner i ri.

Njoftimi nuk vjen si befasi, pavarësisht se Spalletti po mban zi për vdekjen e vëllait të tij vetëm dy ditë më parë,  duke pasur parasysh se Conte ka rënë dakord për një kontratë trevjeçare me Interin.

Lexo po ashtu Shkarkimi i Spallettit do t’i kushtonte Interit miliona euro

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se Luciano Spalletti nuk është më trajner i ekipit të parë”.

“Klubi dëshiron të falënderojë Spalletin për punën e tij dhe rezultatet e arritura së bashku”, thuhet në njoftimin e Interit.

60-vjeçari u transferua në San Siro nga Roma në verën e vitit 2017 dhe udhëhoqi Nerazzurët në dy kualifikime të njëpasnjëshme të Ligës së Kampionëve pas shtatë viteve.

Lexo po ashtu Zbulohen detaje nga kontrata e Contes me Interin

Megjithatë, ai me sa duket ka paguar çmimin për dështimin për rivalizuar për të sfiduar Scudetton ose për të fituar ndonjë kupë në dy sezonet e tij me Interin.

Spalletti pritet të zëvendësohet nga Conte, ndërsa Gazzetta dello Sport njofton se emërimi i tij do të formalizohet të premten. /Telegrafi/