Ka përfunduar konferenca e përbashkët për shtyp, e cila u zhvillua në qytetin Nanchino të Kinës, ndërmjet FC Internazionale dhe Suning Commerce Group.
Pas përfundimit të konferencës është bërë shpallja zyrtare e kalimit të shumicës së aksioneve të klubit italian, nga Erick Thohir te kompania Suning Commerce Group, e cila është në pronësi të Zhang Jindong.
Kështu, në duart e miliarderit kinez kanë kaluar 68.55 për qind të aksioneve të klubit zikaltër, për të cilët ka paguar 270 milionë euro.
“Dua të falënderoj presidentin Erick Thohir për besimin që ka pasur te ne, në mesin e shumë kompanive të interesuar për blerjen e aksioneve të Interit”, u shpreh fillimisht Jindong.
“Isha në Itali dhe kam parë që Thohir është i pasionuar pas Interit. Gjithashtu takova Morattin, një njeri shumë i veçantë për Interin dhe ishte pikërisht ai që më bindi të investoj për ta bërë Interin më të fortë”.
“Inter është skuadra me më së shumti tifozë në Kinë dhe më njerëz aq të rëndësishëm, siç është Javier Zanetti. Kjo rritje do të vazhdojë edhe me tutje”, deklaroi shefi i ri i zikalterve. /Telegrafi/