Site icon Telegrafi

Zyrtare: Interi konfirmon ndërprerjen e kontratës me Eriksenin

Klubi italian, Interi ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Christian Eriksen për ndërprerjen e kontratës.

Eriksen pësoi një sulm kardiak në ndeshjen e parë të Danimarkës në Euro 2020 ndaj Finlandës dhe ishte në rrezik për jetën për plot 15 minuta.

Pas dërgimit në spital, mesfushori danez pati një intervenim në zemër, ku iu vendos një defibrilator për rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Megjithatë, kjo pajisje e implantuar ka bërë që Eriksen të mos mund të luajë më në Serie A dhe tashmë ka ardhur konfirmimi zyrtar i ndarjes së tij me Interin.

Lexo po ashtu Komiteti teknik shkencor pranë FIGC: Eriksen nuk mund të luajë në Serie A pa e larguar defibrilatorin

“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se është arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e Christian Eriksen me pëlqim reciprok”.

“Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri i uron Christianit të gjitha më të mirat për të ardhmen e tij”.

“Edhe pse Interi dhe Christian tani po ndahen, lidhja nuk do të prishet kurrë”.

“Kohët e mira, golat, fitoret, ato festime të Scudettos me tifozë jashtë San Siros – e gjithë kjo do të mbetet përgjithmonë në historinë e Nerazzurrëve”, thuhet në njoftimin e klubit italian. /Telegrafi/

Exit mobile version