Klubi italian, Interi ka blinduar me kontratë të re portierin e tyre, sllovenin Samir Handanovic.
Interi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të re për vazhdimin e kontrarës me portierin slloven, Handanovic.
kështu, Handanovic ka vazhduar kontratën e tij me klubin zikaltër dhe do të jetë pjesë e tyre deri në vitin 2021.
Lajmi u konfirmua në një deklaratë në faqen zyrtare të Interit, me marrëveshjen e re të Handanovic që e mban atë në San Siro për katër vitet e ardhshme.
“Interi janë të lumtur t’ju njoftojnë se ka rinovuar kontratën me Samir Handanovic deri më 30 qershor 2021”.
“Portieri slloven, i lindur në Lubjanë më 14 korrik 1984 iu bashkua Interit në verën e vitit 2012, dhe që nga ajo kohë ka bërë 192 paraqitje në të gjitha garat me Nerazzurrët”.
“Historia Nerazzurre mes Interit dhe Handanovicit do të vazhdojë!”, thuhet në komunikatën e klubit italian.
Ndryshe, slloveni u bashkua me Nerazzurrët nga Udinese në 2012 si një zëvendësim për Julio Cesar dhe që nga ajo kohë ka qenë i pakontestueshëm në pozitën e portierit. /Telegrafi/
⚫️🔵 | It's official: #Handanovic signs new #Nerazzurri contract until 2⃣0⃣2⃣1⃣!
👉 https://t.co/V4zLHBPKla#ForzaInter #InterIsComing #FCIM pic.twitter.com/TQx58Gfu1q
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) December 1, 2017