Telegrafi

Zyrtare: Inter – Sassuolo, shtyhet nga Lega Serie A

Lega Serie A e ka shtyrë zyrtarisht ndeshjen e së shtunës midis Interit dhe Sassuolos për shkak të shpërthimit të COVID-19 në kampin e Nerazzurrë.

Duke marrë parasysh se autoriteti lokal shëndetësor (ASL) ka vënë në karantinë të gjithë skuadrën e Interit deri në mesnatën e së dielës, kjo e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Tani janë katër raste me COVID-19 te Interi: Danilo D’Ambrosio, Samir Handanovic, Stefan de Vrij dhe Matias Vecino, kur edhe Lega Serie A ka reaguar duke e shtyrë zyrtarisht ndeshjen.

“Presidenti i Lega Serie A ka urdhëruar shtyrjen për një datë të mëvonshme të ndeshjes Inter-Sassuolo, të planifikuar për të shtunën 20 mars 202, nga ora 20.45 pasdite dhe e vlefshme për javën e 9-të të kthimit të Kampionatit Serie A “, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, shpejtësia e përhapjes po shkakton shqetësim dhe ASL ka ndërhyrë.

Ekziston gjithashtu një nen që ua mundëson klubeve ta aktivizojnë në rast të një shpërthimi, ku mund ta anulojnë një ndeshje, megjithëse klubet e tjera nuk e kanë bërë këtë gjë dhe kur kishin raste.

Ndeshjet e Torinos kundër Sassuolos dhe Lazios u shtynë  pasi me shpejtësi u rrit infektimi në skuadrën torineze me të ashtuquajturën ‘variant anglez’ të COVID-19.

Interi urdhërohet që të mos stërvitet ose të dalë nga karantina deri të paktën në mesnatën e së dielës. /Telegrafi/