Telegrafi

Zyrtare: Inter nënshkruan me Schelotton

Skuadra milaneze dëshironte të sjellë gjak të ri në ekip këtë dimër, dhe trajneri Andrea Stramaccioni tashmë do ta ketë në dispozicioni 23-vjeçarin.

“Mbi të gjitha, dua të falënderoj të gjithë tifozët e Atalantas për shkak se kanë qenë shumë të mirë me mua dhe familjen time gjatë këtyre viteve. Dua të përshëndes Atalantan, ekipin, tifozët, trajnerin, çdokënd që ka besuar në mua”.

“Por jam krenar që i bashkohem Interit, klubit më të madh në botë. Shpresoj të jem në gjendje të jap më të mirën për ekipin. Jam i ngazëllyer që jam këtu dhe kam qenë i mirëpritur me krahë të hapura”, ka thënë Scholetto.

Mesfushori bëhet nënshkrimi i katërt i këtij afati kalimtar për Interit, pas arritjeve të Tommaso Rocchi, Mateo Kovacic dhe Zdravko Kuzmanovic. /Telegrafi/