Llapi është duke punuar që ta kompletojë skuadrën për sezonin e ri.
Sor Llapi ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Ilir Syla i cili së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit.
Ilir Syla ka luajtur me klube si Gjakova, pastaj ka luajtur si junior i Vëllaznimit, Istogut dhe ishte rikthyer në Vëllaznim ku ishte rikthyer në Superligë pas një edicioni.
Syla edicionin që lamë pas ka zhvilluar 23 ndeshje për Vëllaznimin.
Ai tashmë ka arritur marrëveshje me Llapin, që kërkon të bëjë ndryshime në qendër të mbrojtjes. Ilir Syla është përforcimi i tretë me radhë i Llapit dhe sipas klubit do të ketë edhe shumë të tjerë.
Syla është prezantuar nga drejtori i ri i Llapit, Tahir Batatina.
Llapi është në kërkim edhe të trajnerit të ri. /Telegrafi/