Ilir Nallbani edhe zyrtarisht është emëruar selektor i Kosovës.
Është vetë ish-futbollisti që e ka pranuar se do të jetë selektor i grupmoshave U-15 në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë.
“Zyrtare. Selektor për grumoshat U-15 në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë nga Federata e Futbollit e Kosovës”, ka shkruar ish mesfushori pejan.
Nallbani në kohë kur ishte futbollist kishte qenë pjesë e skuadrave si, Besa, Trepça e Liria.
Kurse, në një kohë ishte paraqitur edhe në dy skuadrat shqiptare si Vllaznia dhe Elbasani. /Telegrafi/