Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën suharekase edhe për dy vjet të tjera.
Daja e mori drejtimin e Ballkanit në janar të këtij viti dhe fitoi kampionatin e Kosovës.
Ky për Ballkanin ishte titulli i parë në histori të klubit, ndërsa trajneri nga Tirana, më pas u kualifikua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ky mbetet suksesi më i madh i ndonjë klubi nga Kosova në garat evropiane.
“Ilir Daja vazhdon kontratën edhe për 2 vite me kampionët. Timonieri që e drejtoi skuadrën tonë në sukseset historike i qëndron besnik Ballkanit deri në vitin 2024”.
“Ky është vetëm fillimi, bashkë drejt arritjeve edhe më të mëdha”, ka shkruar Ballkani në faqen zyrtare të tyre. /Telegrafi/