Pas katër vitesh është rikthyer te Llapi portieri i mirënjohur, Ilir Avdyli.
Shtatlarti ka nënshkruar për tre vite me Llapin, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Feronikelit me të cilët u paraqit në 22 ndeshje dhe kishte 6 ndeshje pa pranuar gol.
“Në edicionin 2016/17 kur Ilir Avdyli ishte pjesë e Llapit, ai kishte arritur ta mbaj portën e pa prekur në 15 ndeshje, kurse kishte gjithsej 32 paraqitje me fanellën e Llapit”.
“Avdyli gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e KEK-ut, Ferizajt, Hajvalisë, Tiranës, Shkëndijës së Tetovës si dhe Kamzës e Kukësit në Shqipëri, për t’u rikthyer në Kosovë tek Feronikeli dhe tashmë për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Llapit”.
“KF Llapi ka siguruar portën dhe posedon kualitet brenda ekipit në çdo repart, duke nisur nga ai më i rëndësishmi, i portës me dy portierët Coric e Avdyli e duke vazhduar më pas me fazën defanzive dhe atë ofanzive”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/