Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ilir Avdyli kalonte te Kukësi

Portieri Ilir Avdyli do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit shqiptar edhe për një sezon.

Ai ka nënshkruar për një vit me Kukësi, ku është prezantuar si lojtari i tyre më i ri.

Avdyli sezonin e shkuar ishte pjesë e Kamzës, e cila u përjashtua nga Kategoria Superiore.

Portieri nga Obiliqi, Avdyli më parë ka qenë pjesë e Tiranës në Shqipëri.

Te Kukësi së fundmi ka qenë, Faton Maloku në portë që ka kaluar te Drita.

Në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve si KEK-u, Hajvalia, Ferizaj e Llapi./Telegrafi/

Exit mobile version