Telegrafi

Zyrtare: Ilievski e El-Amin largohen nga Sigal Prishtina

Dorëheqjen Ilievski e konfirmoi gjatë konferencës për shtyp. Ai është shprehur se është larguar me marrëveshjen dypalëshe për të mirën e klubit, raporton Koha.net.

“Gjithmonë duke u nisur nga rezultatet e arritura dhe për të mirën e klubit unë do të largohem nga Sigal Prishtina, kjo është arritur me marrëveshje me klubin, të cilin e falënderoj për kohën që kemi kaluar së bashku”, është shprehur Ilievski.

Sipas burimeve brenda klubit mësohet se pasardhësi i tij do të jetë një amerikan.

Ilievski udhëhoqi Prishtinën në edicionin e kaluar kur skuadra fitoi Ligën Ballkanike dhe kampionatin e Kosovës. Por rezultatet këtë edicion janë larg prej atyre të pritura