Zlatan Ibrahimovic mund të quhet ndryshe si ‘Mbreti i futbollit në Suedi’.
Sulmuesi i Manchester Unitedit nuk ka të ndalur në garën e çmimeve individuale në shtetin e tij, Suedi.
Kjo pasi, Ibrahimovic ka arritur edhe njëherë të zgjidhet si futbollisti i vitit, përcjell Telegrafi.
Zgjedhja e ‘Ibracadabras’ si futbollisti i vitit ishte e 11-ta në karrierën e tij, duke qenë dukshëm futbollisti më i mirë në histori të shtetit skandinav. /Telegrafi/