Telegrafi

Zyrtare: Ibrahimovic rinovon me Milanin

Zlatan Ibrahimovic ka vënë lapsin në letër, duke rinovuar kontratën e tij njëvjeçare me Milanin.

Rossonerët kanë lëshuar një njoftim në rrjetet e tyre sociale, duke thënë se suedezi ka nënshkruar marrëveshje të re.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimovic deri më 30 qershor 2023”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Zlatan Ibrahimovic

“Sulmuesi suedez do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin e tyre.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara vizituan Ibrahimovicin në vilën e tij në liqenin Garda së fundmi dhe siguruan nënshkrimin e tij në marrëveshjen e re njëvjeçare.

Kontrata do ta shohë atë të fitojë një pagë fikse prej rreth 1.5 milionë euro neto në sezon, por bashkëngjitur janë bonuse që lidhen me asistimet, golat dhe objektivat. /Telegrafi/