Sevilla ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për Vicente Iborran.
Shuma e këtij transferimi besohet se është 17 milionë euro, por ende nuk është bërë publike.
Mesfushori me tipare mbrojtëse iu bashkua klubit spanjoll nga Levante në vitin 2013 dhe që nga atëherë bëri paraqitjet të mira.
Në 113 ndeshje për Sevillan ka shënuar 24 gola. /Telegrafi/