Telegrafi

Zyrtare: Iaquinta nënshkruan kontratë të re me Juven

Sulmuesi më herët pohoi se ishte në negociata me Juven për të vazhduar marrëveshjen dhe bëri të ditur se ishte afër nënshkrimit.

Iaquinta ka treguar paraqitje të mira në pjesën e dytë të sezonit dhe ka shënuar plot 12 gola në Serie A dhe 15 gola në të gjitha garat.

“Për mua, fakti që arrita ta vazhdoj marrëveshjen me Juventus, është një burim i një krenarie të madhe. Kjo do të thotë se i kam realizuar mirë detyrat e vendosura. E falënderoj klubin që ka treguar besim në mua”, ka thënë Iaquinta.