Mediat italiane e kanë bërë më në fund zyrtare marrëveshjen e re të Elseid Hysajt me Napolin.
Mbrojtësi nga Shkodra ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me skuadrën napolitane me të cilën do të luaj në pesë vitet e ardhshme.
Hysaj 22 vjeçari do të përfitojë 2.3 milionë euro në vit te skuadra italiane. Skuadrat që e duan Hysajn duhet të paguajnë klauzolën, e cila tani është plot 50 milionë euro. Hysaj i kishte kushtuar Napolit pesë milionë euro transferimi nga skuadra e Empolit në vitin 2009
Hysaj bëhet në këtë mënyrë lojtari shqiptar më i vlerësuar i të gjitha kohërave.