Site icon Telegrafi

Zyrtare: Hysaj edhe pesë vite te Napoli, me një klauzolë marramendëse

Elseid Hysaj e ka nënshkruar vazhdimin e kontratës së re me Napolin.

Agjenti i mbrojtësit shqiptar e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, nënshkrimin dhe depozitimin e saj.

Ndërsa për zyrtarizimin e ka bërë presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, i cili ka treguar se ai do të qëndrojë në San Paolo deri në vitin 2021.

Lexo po ashtu Debutimi i Hysajt në Ligën e Kampionëve

Klauzola për prishjen e kontratës është 50 milionë euro, mirëpo mund të aktivizohet vetëm nga klubet joitaliane.

Ky vendim është marrë, pasi Juventusi e rrëmbeu Gonzalo Higuainin duke aktivizuar klauzolën e tij 90 milionëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version