Site icon Telegrafi

Zyrtare: Hysa përforcon Drenicën, prezantohet edhe Mustafa

Vilfor Hysa është përforcim i radhës i Drenicës, që po e vazhdon punën për edicionin e ri.

Sulmuesi 29 vjeçar i cili ka bërë karrierë të bujshme, kryesisht në Shqipëri, ka firmosur sot kontratë me klubin.

Hysa është paraqitur në shumë skuadra të njohura në kampionatin shqiptar ndër to, Tirana, Kukësi, Flamurtari, Vllaznia, por gjithashtu beri paraqitje edhe në skuadrën e njohur italiane Grosseto.

Ai se fundmi ishte pjesë e Gjilanit, nga ku u transferua te ekipi kuq e zi. Sulmuesi anësor ka firmosur kontratë për një vit me klubin.

Gjithashtu sot në ambientet e klubit kuqezi, është prezantuar edhe mesfushori që është transferuar disa ditë më parë, 26 vjeçari , Argjend Mustafa.

Mesfushori vushtrrias ka firmosur kontratën me ekipin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mustafa së fundmi ishte pjesë e ekipit të Flamurtarit nga Vlora. /Telegrafi/

Exit mobile version