Mats Hummels edhe zyrtarisht është rikthyer te Borussia Dortmundi, duke e kompletuar transferimin nga Bayern Munich.
Mbrojtësi gjerman në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës ‘Milionere’, por që kaloi vite më parë në Allianz Arena.
Gjermani 30-vjeçar është rikthyer te Dortmundi pas vetëm tre sezonesh të kaluara te bavarezët për shumën e 30 milionë eurove.
👏 @matshummels pic.twitter.com/psPekbcSNz
— Borussia Dortmund (@BVB) June 19, 2019
Hummels shijoi tre vite të suksesshme te rekordmeister, duke fituar tre herë radhazi Bundesligën dhe Superkupën, ndërsa njëherë fitoi DFB Pokal.
Gjermani u largua nga Bayern Munich, pasi nuk shihej më në planet e tyre, derisa këta të fundit kanë transferuar më herët Benjamin Pavardin dhe së fundmi Lucas Hrnandezin nga Atletico Madridi për 80 milionë euro. /Telegrafi/