Telegrafi

Zyrtare: Huawei prezanton Ascend P8

Ascend P8 synon ta vazhdojë aty ku e ka lënë Ascend P7, duke ofruar karakteristika premium në trupin e hollë, të metaltë dhe me stil.

Karakteristikat kryesore të Ascend P8 përfshijnë ekranin 5.2 inç në Full HD me 1080p (424 ppi), hollësinë e telefonit prej6.4 mm, procesorin 64-bit 8-core Kirin 930 (4 x 2.0GHz Cortex-A53, 4 x 1.5GHz Cortex-A53), 3GB RAM, 16GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet deri në 128GB, kamerën e pasme me 13MP, dual-LED, Optical Image Stabilisation.

Funksionet e kamerës përfshijnë tiparet si: Time Lapse, Light Painting, Director Mode, Beauty Level, ndërsa kamera e përparme është me 8MP, baterinë me 2680 mAh, Bluetooth 4.1, NFC, Wi-Fi n/ac, rrjetin LTE Cat 6 (300Mbps download, 100Mbps upload), Android 5.0 Lollipop, Huawei EMUI v3.1.

Ascend P8 do të dal në shitje edhe në Evropë për një kosto që sillet rreth 500 euro. (Telegrafi)