Telegrafi

Zyrtare: HTC lanson HTC One (M7)

HTC One posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.8 inç në teknologjinë full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, apo 468 piksel për inç, ndërsa procesori i pajisjes është quad core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon 600, përdërisa telefoni ka edhe 2GB RAM.

HTC One do të jetë në dispozicion me 32GB ose 64GB hapësirë të brendshme, ndërsa ka edhe teknologjinë e re të kamerës së HTC’së, e cila sipas kompanisë ka sensorin ‘Ultrapixel’ me lensin f/2.0. Sipas kompanisë, kamera do të ofrojë deri në 300 për qind më shumë dritë.

Modeli i ri i telefonit, HTC One do të lansohet në mars, dhe i njëjti do të ofrohet nga më shumë se 185 operator mobil në botë. / Telegrafi /