Tani, njëri ndër operatorët kryesor mobil në SHBA – Sprint, e ka paralajmëruar edhe zyrtarisht telefonin më të ri Android, i cili do të fillojë të shitet në dyqanet e saj që nga 9 janari 2011.
HTC EVO Shift 4G posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.6 inç, tastierën rrëshqitëse QWERTY si dhe kamerën me 5 mega-piksel e cila mund të incizojë video-përmbajtje në formatin HD 720p.
Modeli më i ri i prodhuesit të njohur – HTC EVO Shift 4G, vjen me Android 2.2 Froyo, Wi-Fi të integruar, GPRS, Bluetooth, si dhe microSD kartelë e cila mund të rris kapacitetin e memories deri në 32GB.
Telefoni i ri do të fillojë të shitet nga 9 janari i këtij viti, për një çmim prej 150 dollarësh, ndërsa ky çmim vlen për përdoruesit e këtij operatori mobil. / Telegrafi /