Klubi italian, Juventusi ka konfirmuar se Benedikt Howedes do të jetë jashtë veprimit për katër javë apo rreth një muaj pas përsëritjes së një lëndimi të vjetër muskulor.
Mbrojtësi gjerman ndjeu tronditje gjatë një seance stërvitore të enjten në pjesën e prapme të kofshës së majtë.
Kështu, gjermani u desh të largohet nga stërvitja duke e lënë në gjysmë.
Sot (e diel) një deklaratë nga stafi mjekësor i Juventusit vuri në dukje se kishte dëmtuar zonën e një lëndimi të mëparshëm.
Parashikimi fillestar është katër javë jashtë fushave të blerta.
Megjithatë, mund të definohet më saktë me monitorimin e përditshëm të gjendjes së tij ku mund të shkoj deri në një muaj.
Ndryshe, Howedes erdhi gjatë verës si huazim nga Schalke për 3.5 milionë euro me të drejt blerje, ndërsa ende nuk ka debutuar me Juven. /Telegrafi/
Aggiornamento su @BeneHoewedes: https://t.co/7FZmydhkyq pic.twitter.com/7cGTksQ1UU
— JuventusFC (@juventusfc) September 24, 2017