Telegrafi

Zyrtare: Hodgson, trajner i ri i Liverpoolit

Hodgson ka një karrierë të gjatë si trajner, me fillimet tek Interi, Udinese dhe më pas te kombëtarja zvicerane, ndërsa tani është menaxheri i 18-të në histori të Liverpoolit.

“Kjo është puna më e madhe që kam pasur në ndonjë klub dhe jam i nderuar që do të jem menaxher i klubit më të suksesshëm britanik. Unë mezi pres t’i takoj lojtarët dhe tifozët, për të filluar menjëherë me punën”, theksoi Hodgson për faqen zyrtare të Liverpoolit.

Hodgson spekulohet se për afatin kalimtar veror ka planifikuar një sërë transferimesh, si Brede Hangeland, Danny Murphy, Gilberto Silva dhe Rafael Van der Vaart. /Telegrafi/