Site icon Telegrafi

Zyrtare: Hodaj dhe Shala i bashkohen Dukagjinit

Portieri Drin Hodaj dhe mbrojtësi Arbër Shala janë dy afrimet më të reja te Dukagjini.

Dukagjini po vazhdon me përforcime, pasi që muaj më parë largoi nga skuadra disa lojtarë.

Hodaj vjen nga Drenica, ku ishte në gjashtë muajt e fundit, ndërsa nga tani do të jetë pjesë e Dukagjinit.

Sa i përket mbrojtësit të krahut të majtë Arbër Shala, ai vjen nga Liria.

Dyshja pritet ta ndihmojnë Dukagjinin në pranverë edhe pse kanë punë të vështirë.

Dukagjini gjendet në vendin e fundit në renditje me vetëm 8 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version