Telegrafi

Zyrtare: Hleb transferohet te Stuttgart

“Klubi i Barcelonës konfirmon se Aliaksandr Hleb ka kompletuar transferimin te Stuttgarti”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcës.

Fillimisht Hleb është dashur të transferohej tek Interi, si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Zlatan Ibrahimovicit në Camp Nou. Mirëpo bjellorusi vendosi të transferohej në klubin e tij të dikurshëm ku ka kaluar pesë vite (2000-2005).

Konfirmimin zyrtar për huazimin e Hlebit në Bundesliga e ka bërë edhe Stuttgarti, që do të paguajë pagën e plotë të mesfushorit.

Ndërkohë, Barcelona do t’i paguajë Interit diçka më shumë se tre milionë euro, duke qenë se Hleb nuk do luajë për zikaltrit.