Telegrafi

Zyrtare: Higuain vazhdon kontratën

“Ai e fitoi këtë me punë të madhe dhe meritë. Që prej se erdhi te Real Madridi në dhjetor të vitit 2006, Gonzalo Higuain ka shfaqur punë të madhe dhe vigjilencë. Trajneri i ri Jose Mourinho llogarit në të dhe duhet t’i shikoni vetëm statistikat e tij dhe të vini në përfundim se një ekip i madh ka nevojë për shërbimet e një golashënuesi të mrekullueshëm. Si lojtar i Realit, Higuaini ka luajtur 141 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

Argjentinasi do të përfitojë nga kontrata e re 3.5 milionë euro për sezon. /Telegrafi/