Telegrafi

Zyrtare: Hiddink përzgjedhësi i ri i Turqisë

Holandezi vendosi ta pranojë ofertën e Turqisë, pasi u bë e qartë se ai nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me kombëtaren e Rusisë.

“Holandezi Guus Hiddink, ka pranuar ta marrë kreun e kombëtares së Turqisë deri në gusht 2012, pasi bëri të ditur se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen me Federatën e Futbollit të Rusisë, që do të përfundojë më 30 qershor”, thuhet në deklaratën e FFT.

“Strategu 63-vjeçar është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me opsion që kjo të vazhdohet edhe për dy vite të tjera”, thuhet më tej në deklaratë.

Ky do të jetë qëndrimi i dytë i Hiddink në Turqi, pasi strategu holandez kishte drejtuar ekipin e Fenerbahce në sezonin 1990-91./Telegrafi/