Telegrafi

Zyrtare: Henry kalon në MLS

Klubi amerikan nuk ka publikuar shumë detaje rreth transferimit, por ka konfirmuar se Henry ka nënshkruar një kontratë disavjeçare, ndërsa do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës më 15 korrik, kur dhe do të hapet afati kalimtar ndërkombëtar veror.

“Nuk ka kurrfarë dyshimi se Thierry Henry ka qenë njëri prej futbollistëve më të suksesshëm dhe më të mirënjohur në 15 vitet e fundit. Ne jemi të ngazëllyer që Thierry Henry ka vendosur të vijë në New York dhe t’u ndihmojë Red Bullsave që të jenë sa më konkurrues në kampionat vitet që vijnë. Ai është një fitues i dëshmuar”, deklaroi kreu i Red Bull Global Soccer, Dietmar Beiersdorfer. /Telegrafi/