Telegrafi

Zyrtare: Hatem ben Arfa transferohet te Real Valladolid

Hatem ben Arfa është transferuar edhe zyrtarisht te Real Valladolid.

Skuadra spanjolle ka prezantuar mesfushorin francez që deri më tani ishte pa skuadër.

Rennes e kishte në pronësi lojtarin, por që vendosi t’i shkëpuste kontratën.

Kështu, Ronaldo Nazario, që është njëherësh pronar i klubit në 51 për qind të aksioneve, e transferoi 32-vjeçarin.

Ben Arfa ka nënshkruar kontratë me Valladolidin deri në fund të sezonit, por nëse shfaq formë të mirë, mund të vazhdohet bashkëpunimi. /Telegrafi/