Duke folur për gazetën Arena, ish-mbrojtësi i Dritës u shpreh optimist për aventurën matanë kufirit. “Kemi arritur marrëveshje dhe që nga sot (e mërkurë) jam futbollist i Elbasanit. Jam shumë optimist për kalimin në futbollin e Shqipërisë dhe besoj që me paraqitjet e mia do t’i arsyetoj pritshmërinë. Synoj që të mbërrijë sa më lart në tabelë me skuadrën time”, deklaroi Hasani për gazetën.
Tutje, ai bëri të ditur që do të shkojë drejt Shqipërisë më 20 korrik, ku dy ditë më vonë do të udhëtojë jashtë vendit për fazën përgatitore. /Telegrafi/