Kombëtarja e Gjermanisë ka njoftuar se Hansi Flick është trajneri i tyre deri në vitin 2024.
Strategu gjerman u largua nga Bayern Munichu edhe pse arriti të drejtonte skuadrën drejt triumfit në Bundesliga.
Flick fitoi tripletën në sezonin e kaluar, derisa në 2020/21, ngriti trofeun, që ishte i nënti me radhë për Bavarezët.
Trajneri e zëvendësoi Joachim Lowin, që para disa muaj njoftoi se dëshiron të testojë veten në aventurën me klube.
Kështu, Flick me t’u larguar nga Bayerni, mori drejtimin e kombëtares së Gjermanisë dhe kontrata e tij aktivizohet nga 1 korriku. /Telegrafi/
✍️ Der Vertrag ist unterschrieben: Hansi #Flick wird nach der @EURO2020 neuer Bundestrainer.
Willkommen zurück, Hansi! 🇩🇪
➡️ https://t.co/zQDB9vFeJW#DieMannschaft pic.twitter.com/oCq9AFsSS9
— DFB-Team (@DFB_Team) May 25, 2021