Site icon Telegrafi

Zyrtare: Murat Yakin merr drejtimin e Përfaqësueses së Zvicrës

Vladimir Petkovic është larguar nga Përfaqësuesja e Zvicrës pasi arriti sukses historik, duke i dërguar ata në çerekfinale të evropianit.

Federata e Futbollit të Zvicrës nuk ka humbur shumë kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Ish-mbrojtësi legjendar i Zvicrës, Murat Yakin ka marrë drejtimin e helvetikëve.

Yakin ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022, me mundësi vazhdimi nëse arrin kualifikimin në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

46-vjeçari është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në ekipin përfaqësues të Zvicrës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që do të punoj përsëri për ekipin kombëtar. Pritja ime është e madhe. Të dashur tifozë zviceranë të futboll, mezi pres të ju shoh”, tha Yakin në një video të shkurtër menjëherë pas zyrtarizimit.

Yakin njihet ndryshe si një trajner i afërt tej mase me futbollistët shqiptarë ku ka punuar si në Grasshoppers apo Schaffhausen.

E tek Përfaqësuesja e Zvicrës, Yakin do të ketë futbollistët shqiptarë si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi. /Telegrafi/

Exit mobile version