Telegrafi

Zyrtare: Hadergjonaj te Huddersfield Town

Huddersfield Town e ka kompletuar huazimin e shqiptarit Florent Hadergjonaj  nga skuadra e FC Ingolstadt 04.

23 vjeçari do ta bartë fanellën me numër 33 dhe klubi anglez e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

I lindur në Zvicër nga prindër shqiptar nga Kosova, Florenti ka luajtur për skuadra në Superligën e Zvicrës dhe në Bundesliga.

Për lojtarin fjalë të mira ka folur edhe trajneri i Huddersfield Toën, David Wagner.

Ai ka thënë se është një nga mbrojtësit më të talentuar që luajti në Bundesliga. /Telegrafi/