Eintracht Frankfurt e ka zyrtarizuar blerjen e e mesfushorit Jonathan de Guzman i cili vjen nga Napoli.
Lajmin e ka bërë publik klubi gjerman në faqen e tyre zyrtare.
Shifra e transferimit është e pazbuluar, pasi që edhe lojtari ishte në vitin e fundit të kontratës me klubin e Napolit.
29 vjeçari erdhi në vitin 2014 në Itali me rekomandim të Rafa Benitezit, ku për 36 ndeshje shënoi shtatë gola.
Ai nuk u pëlqye nga Maurizio Sarri dhe u dha për 18 muaj si huazim në Carpi dhe Chievo. /Telegrafi/