Ferizaj ka vazhduar me përforcime, derisa tani ka blinduar mbrojtjen.
Guilherme Souza është përforcimi i radhës nga skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi.
Qendërmbrojtësi brazilian më parë ka luajtur për Gil Vicenten e Fluiminesen.
Njoftimi i plotë nga Ferizaj:
Repartit defensivë i bashkohet Guilherme Souza
FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, brazilianin Guilherme Souza.
Mbrojtësi ynë karrierën e ka filluar tek grupmoshat e skuadrës së njohur braziliane, Corinthians, për të vazhduar tek Fluiminense dhe ekipi i njohur portugez, Gil Vicente.
Me ardhjen e Guilhermes ne kemi plotësuar një boshllëk në vijën e fundit, e që kjo ishte edhe kërkesë direkte e kryetrajnerit Abazi.
Mirë se vjen, Guilherme. /Telegrafi