Bayern Munich ka konfirmuar sot (e premte) zyrtarisht transferimin e Raphael Guerreiro si lojtar i lirë.
Bavarezët kanë përfunduar me sukses edhe transferimin e dytë të lirë në këtë afat kalimtar të verës.
Pas Konrad Laimer, i cili erdhi si lojtar i lirë nga RB Leipzig, Bayern ka nënshkruar edhe me Guerreiro që mbylli kontratën me Borussia Dortmund.
Është vet klubi gjerman që ka njoftuar nënshkrimin me Guerreiron ne një kontratë të vlefshme për tre vite.
Arriving in style… 🚲🥰#ServusRapha pic.twitter.com/RvdSZisMjn
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) June 23, 2023
“FC Bayern ka kompletuar nënshkrimin e Raphael Guerreiro. Portugezi transferohet te kampionët rekord gjermanë në një transferim të lirë pas largimit nga Borussia Dortmund”.
“29-vjeçari i gjithanshëm, i cili zakonisht zë krahun e majtë, ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026”, ka njoftuar klubi bavarez. /Telegrafi/
FC Bayern have completed the signing of Raphaël Guerreiro on a free 🔴⚪
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) June 23, 2023