Telegrafi

Zyrtare: Guardiola trajner i Bayernit

Strategu spanjoll ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin bavarez dhe do ta zë vendin e Jupp Heynckes nga sezoni i ardhshëm.

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të sigurojmë shërbimet e një eksperti si Pep Guardiola për klubin tonë. Ai është kontaktuar nga klube të shumta”.

“Pep është njëri nga trajnerët më të suksesshëm në botë dhe ne jemi të bindur se, jo vetëm që do të shkëlqejë për Bayernin, por edhe për gjithë futbollin gjerman”.

“Ne do të fillojmë punën e përbashkët nga korriku i vitit 2013”, ka deklaruar shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge. /Telegrafi/