Telegrafi

Zyrtare: Guardiola rinovon kontratën

Vazhdimi i kontratës së Guardiolas vjen vetëm dy javë pasi Barcën e mori në dorë Sandro Rosell si president i ri, i cili nxitoi për ‘ta lidhur’ trajnerin edhe për një vit tjetër.

Pep Guardiola është njëri prej trajnerëve më të mirë në histori të Barcelonës, pasi që në sezonin e parë të tij i solli klubit gjashtë tituj, kurse sezonin që posa e lamë pas, Guardiola arriti ta fitonte vetëm titullin në La Ligas me një rekord prej 99 pikësh. /Telegrafi/