Site icon Telegrafi

Zyrtare: Guardiola rinovon edhe për dy vite me Man Cityn

Pep Guardiola ka nënshkruar një marrëveshje të re dy-vjeçare që do ta shohë atë të mbetet si menaxher i Manchester Cityt deri në verën e 2023.

49-vjeçari ka fituar dy tituj të Ligës Premier, Kupën FA dhe tre Kupa të Ligës që nga bashkimi në 2016.

Megjithatë, emri i tij është përfolur shumë kohëve të fundit për një largim nga Etihad, por kjo nuk ka ndodhur pas palët kanë rinovuar tashmë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje të madhe së bashku, kemi shënuar gola, kemi fituar ndeshje dhe trofe, dhe të gjithë jemi shumë krenarë për këtë sukses”.

“Të kesh një lloj mbështetjeje është gjëja më e mirë që çdo menaxher mund të ketë”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

Marrëveshja e mëparshme e ish-menaxherit të Barcelonës dhe Bayern Munichut do të skadonte në fund të këtij sezoni, por qëndrimi i tanishëm pesëvjeçar i tij është tashmë angazhimi më i gjatë që ai ka bërë për një ekip që kur u bë menaxher në vitin 2008.

Nëse ai e sheh kontratën të përfundoj, spanjolli do të kalojë Joe Mercer dhe do të bëhet i dyti në listën e klubit të menaxherëve më të gjatë, pas Scot Les McDoëall i cili drejtoi ekipin në 592 ndeshjeve midis viteve 1950 dhe 1963.

Në total, City ka fituar 181 nga 245 ndeshje nën urdhrat e Guardiola, një normë fitimi prej 73.87 për qindësh. /Telegrafi/

Exit mobile version