Trajneri Pep Guardiola do të jetë në krye të Manchester Cityt deri në vitin 2027.
53-vjeçari iu bashkua Man Cityt në vitin 2016 dhe deri tani, ka fituar 18 trofe, prej tyre gjashtë herë Ligën Premier.
Kontrata e tij skadonte në fund të këtij edicioni, por ai vendosi të vazhdojë me klubin e elitës angleze.
Legend. pic.twitter.com/gyiEZ9V3jJ
— Manchester City (@ManCity) November 21, 2024
“Manchester City ka kuptim të madh për mua. Është edicioni i nëntë i imi këtu. Kemi përjetuar shumë gjëra të mira bashkë këtu. Kam ndjenja të veçanta për këtë klub”.
“E kam thënë edhe më herët, këtu kam çdo gjë që një trajner mund të kërkojë dhe këtë e vlerësojë shumë. Shpresoj të fitojmë më shumë trofe. Ky është synimi im”, ka thënë Guardiola.
The journey continues 🩵 pic.twitter.com/8aluupvQw9
— Manchester City (@ManCity) November 21, 2024
Pep Guardiola e bëri Man Cityn vetëm skuadrën e dytë angleze që e fiton “tripletën”, kur triumfoi në Ligën Premier, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve, në të njëjtin edicion. /Telegrafi/