Site icon Telegrafi

Zyrtare: Griezmann shpallet lojtari i vitit në Francë

Antoine Griezmann, është shpallur lojtari më i mirë francez për vitin 2016, nga France Football.

Sulmuesi francez, ka pasur një sezon të mrekullueshem me ekipin spanjoll Atletico Madrid dhe kombëtaren franceze.

Me Atleticon, ka shkuar në finale të Ligës së Kampionëve, ku është mposhtur nga Real Madridi në penallti në ‘San Siro’.

Me kombëtaren franceze, poashtu ka humbur në finale kundër Portugalisë në EURO 2016, por është shpallur lojtari më i mirë i këtij kompeticioni, duke fituar këpucën e artë, me më së shumti gola të shënuar, gjithsej 6 gola, transmeton lajmpress.

Disa thashetheme e lidhin lojtarin për një transferim të mundshëm tek Manchester United me shumën prej 100 milionë eurosh, dhe vet lojtari ka shprehur dëshirën se dëshiron të luaj së bashku me Paul Pogban tek ‘Djajtë e Kuq’.

Exit mobile version