Telegrafi

Zyrtare: Grant trajner i ri i West Hamit

Grant, i cili më herët ka drejtuar Chelsean dhe Portsmouth, vjen në West Ham në pozitën e Gianfrano Zola, i cili u shkarkua në fund të sezonit të kaluar.

“Jam krenar dhe i nderuar që do të jem menaxher i ri i West Hamit. Kjo do të jetë një sfidë emocionuese dhe jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja. Ky është një klub fantastik me fansa dhe histori të shkëlqyeshme, e cila është e respektuar në gjithë botën. Shoh me optimizëm kah sezoni i ri dhe mezi pres të filloj përgatitjet në korrik dhe të punoj me futbollistë”, ka thënë Grant në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/