Site icon Telegrafi

Zyrtare: Google e lëshon Android 5.0 Lollipop

Android 5.0 Lollipop vjen me më shumë se 5,000 API’s për zhvilluesit dhe shumë karakteristika të tjera të reja, duke përfshirë edhe dizajnin e ri të Google të njohur si ‘Material Design’.

“Lollipop është bërë për një botë ku lëvizja gjatë gjithë ditës do të thotë bashkëveprim me një numër pajisjesh dhe ekranesh – nga më të ndryshmet, duke përfshirë telefonat e mençur, tabletët dhe televizorët. Me Lollipop, është më e lehtë se kurrë të vazhdoni aty ku e keni lënë, duke filluar nga një këngë, fotografi, aplikacion mobil, apo kërkimin më të fundit nga njëra ndër pajisjet tuaja që bazohen në Android, të cilat janë të integruara dhe funksionojnë si një e vetme”, thuhet në deklaratën e Google.

Siç edhe pritej, Android 5.0 Lollipop fillimisht do të lëshohet në Google Nexus 6 dhe tabletin Google Nexus 9. (Telegrafi)
 

Exit mobile version