Gokhan Inler pasi u lë i lirë prej Besiktasit, ai u bë sot me skuadër të re.
Reprezentuesi zviceran ka nënshkruar kontratë trevjeçare me nënkampionin turk, Medipol Başakşehir.
Gjithashtu edhe reprezentuesi turk Mevlut Erdinç ka kaluar te skuadra prej Stambollit, transmeton Telegrafi.
“Jemi të lumtur që kemi arritur marrëveshje me dy futbollistët që i ka kërkuar trajneri Abdullah Avci. Besojmë se lojtarët do të japin maksimumin në synimet tona”, shkruan në njoftimin e klubit.
Theksojmë se deri më tani skuadra që pritet të paraqitet në Ligën e Kampionëve kaq angazhuar gjashtë lojtarë. /Telegrafi/